Cili version prindërimi / mëmësie është më me vlerë?

Cili version prindërimi / mëmësie është më me vlerë?

Diskutimi përjetshëm, kur në jetën vjen një fëmijë dhe mërrni përsipër përgjegjësinë e madhe të prindërimit, rrotullohet tek çështja se cila është alternativa më e mirë e kujdesit dhe rritjes së fëmijës. Çka do të thotë është më mirë që një nënë e re të zgjedh të qëndroj në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijën e saj apo është më mirë të zgjedh t’i kushtohet edhe karrierës / profesionit?

Problemi qëndron që të dyja anët e medaljes gjykohen gjithmonë në aspekt negative. Zonjat që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i përkushtohen prindërimit, shpesh herë perceptohen si persona jo fortë ambicioz! Tendencat moderne e shikojnë femrën e aftë si një zonjë që arrinë t’ju përshkushohet të gjithë roleve si grua, si nënë, si profesioniste etj. Ndërkohë që edhe kur kjo ndodh dhe nënat e reja zgjedhin të kthehen shpejt në punë, sërish gjykohen si jo fortë të zonjat në rolin e tyre si prind pasi shpenzojnë kohë të konsiderueshme jashtë familjes dhe larg fëmijës. Në raste të tjera, ndodh që të dyja versionet e prindërimit që një grua zgjedh, kanë anët pozitive dhe negative, duke bërë që herë të vlerësohet më shumë nëna që qëndron në shtëpi me fëmijët dhe herë të tjera gruaja ambicioze që zgjedh të kthehet në punë dhe të ketë më shumë se një rol në jetë.

Zakonisht nënat që kthehen në punë, arrijnë të krijojnë besimin dhe sigurinë që nuk i bën të preken aspakt nga fakti që konsiderohen si më pak të mira se ato që zgjedhin të qëndrojnë me fëmijën! Por ndërkohë nënat që zgjedhin të rrisin vetë fëmijët e tyre, kanë nevojën të vendosin pikat mbi i dhe të mbyllin gjithë gojët e liga në lidhje me një model të përkryer prindërimi! Model që nuk ekziston!

Pra çfarë do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të zgjedhësh të rrisësh vetë fëmijët e tu?

Të zgjedhësh të qëndrosh vetë në shërbim të fëmijëve, pra të qënit nënë me kohë të plotë do të thotë se ju jeni njëherësh :

  1. mësuese
  2. edukatore
  3. psikologe
  4. kuzhuniere
  5. pastruese
  6. argetuese
  7. mjeke
  8. infermiere
  9. ekonomiste
  10. menaxhere

Të gjitha këto profesione të marra së bashku në pagesë vjetore duhet të shkojë diçka tek 100.000 $, në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sepse në Shqipëri sigurisht që shuma do ishte qesharake për nga përkushtimi dhe cilësia shërbimit që nëna dhe gruaja shqiptare ka zotësinë të ofroj për familjen e saj. Një grua / nënë e re,  që me ose pa dëshirë ( kjo varet shumë nga situata financiare e familjes ) zgjedh t’i përkushtohet prindërimit duhet të vlerësohet maksimalisht nga familja dhe të mos lejoj të gjykohet nga të tjerët jashtë shtëpisë. Një grua që zgjedh të jetë nënë në radh të parë nuk do të thotë se vlen më pak, se nuk ka ambicie dhe se pjestari familjes që kthehet nga një ditë e lodshme pune, mund ta trajtoj si pa të keq se fundja ajo ka qenë në shtëpi! Veçanërisht bashkëshortët! Nëse e gjykojnë si punë të lehtë, mjaftojnë të pranojnë sfidën 1 ditore të ndërrimi të roleve, por me kusht që secili të ruaj standardin e shërbimit në profilin e punës ditore që kryen. Një grua që zgjedh të qëndroj në shtëpi me fëmijët e saj nuk është më pak e zgjuar se një tjetër grua / nënë që rend çdo mëngjes drejt punës 09:00 – 17:00! Një nënë që qëndron në shtëpi është po aq e dedikuar ndaj dijes, informacionit dhe njohurive, për veten e saj si individ dhe për kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve. Pasi të kujdesesh për fëmijët nuk do të thotë vetem ti lash, ti shplash dhe t’ju gatuash! Do të thotë të dish t’ju japësh këshillën e duhur, t’i lësh të gabojnë, të kuptosh që është e rëndësishme të krijojnë eksperiencat e tyre dhe mbi të gjitha të arrish t’ju qëndrosh pranë shpirtërisht dhe emocionalisht!

Kjo nuk do të thotë që gruaja që qëndron në shtëpi dhe rrit fëmijët e saj është heroina e çdo dite! Sigurisht që ajo është heroinë dhe nuk duhet të mbaj asnjë grimcë nënvlerësimi për peshën dhe rolin e saj brenda murëve të shtëpisë. Por kjo nuk i jep të drejtën të konsiderohet si versioni më i mirë i prindërimit krahësuar me një grua / nënë që zgjedh, me ose pa dëshirë ( kjo ndikohet shumë nga kushtet financiare të familjes ), të kthehet në punë ose t’i rikthehet profesionit të saj. Një grua / nënë që punon jashtë shtëpisë është gjithashtu një version ndryshe i super gruas! Është versioni zonjës që jashtë duhet të tregohet profesionsite, e aftë, e përqëndruar edhe pse vjen nga një natë e gjatë pa gjumë! Është versini gruas që e merr malli për fëmijën dhe mund t’i mbushen sytë fare papritur me lotë dashurie dhe buza me një buzëqeshje nëne, që mezi pret të kthehet pranë të voglit! Të zgjedhësh gjithashtu të jesh nënë dhe grua në karrierë, do të thotë që 24 orë të mos jenë kurrë mjaftueshëm për tu shndërrua sa nga petku zonjës, profesionistes, nënës, bashkëshortes, mikes etj! Prandaj është e rëndësishme SOT që çdo grua, pasi përjeton magjinë më të madhe të dashurisë së vëretetë, atë të të bërit nënë, të tregohet aq e mençur sa për të mos nënvlersuar NËNËN në përgjithësi, në cilindo petk që mbart! Të praruar ose jo! Gruaja që zgjedh të jetë së pari nënë dhe gruaja/ nënë që zgjedh të jetë edhe profesioniste, janë dy anë të së njëjtës monedhë!

 

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this