A është e trashëgueshme inteligjenca nga nëna?

A është e trashëgueshme inteligjenca nga nëna?

Nëse jeni prindër dhe i kushtoni rëndësi informacioneve online në lidhje me fëmijët, veçanërisht nëse këto informacione kanë të bëjnë me zhvillimin dhe inteligjencën e fëmjëve tuaj, me patjetër syri duhet t’ju ketë zënë diçka që ka lidhje me inteligjencën dhe trashëgimin e këtij faktori të rëndëisshëm nga nëna. Sigurisht që ky informacion online, mund të ketë tingëlluar bukur për nënat! Por ka të ngjarë që jo gjithçka qarkullon online, të jetë realisht një e dhënë serioze, rezulta i një kërkimi serioz shkencor. Më së shumti këto informacione qarkullojnë online pasi njerëzit janë shumë kreativ me titujt dhe nga ana tjetër, përdorimi rrjeteve sociale na bën që t’i besojme ose marrim si të vërteta të dhënat ose artikujt që shkruhen! Prandaj, veçanërisht nëse jemi prindër, kureshtja, përpara se të mburremi se fëmijët tanë janë inteligjent fal mamave,duhet të na shtyj të thellohemi rreth kësaj çështjeje!

Pra, a është realisht e vërtetë se inteligjenca është faktor i trashëgueshëm vetëm nga nëna?

Premisat e artikujve të shumtë që hasni online rreth kësaj teme, janë se shkenca ka gjurmuar ‘gjene të inteligjencës’ në kromozomin X dhe se “fëmijët kanë më shumë gjasa të trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre, sepse gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomet X (dhe nënat kanë dy)”.

Biologjikisht nënat kanë dy kromozome X, por ato nuk janë kromozome identike, dhe natyrisht, fëmijët marrin një prej tyre nga etërit. Zakonisht nga nëna kalohet vetëm një kromozom X  (pasi dy kromozomet X angazhohen për një shkëmbim të vogël gjenetik) dhe  fëmijët marrin  kromozomin e dytë (X ose Y) nga etërit e tyre ( mendësia e shqiptarit se faji gjinis është gjithmonë i gruas, me shkencë bie poshtë ). Çfarëdo që ndodh, nga nëna fëmijët marrin gjithmonë një kromozom X, por dy kromozomet X që ka nëna nuk janë të njëjta dhe nuk e rrisin automatikisht shanset për një shkallë inteligjence më të lartë! Kur trashëgoni një kromozom X ( nëse jeni femër keni marr një nga nëna dhe një nga babai ) në të vërtetë do të thotë se përveç gjinisë, ju po merrni çfarëdo lloj informacioni gjenetik të prindërve tuaj, të lidhur ose jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë me inteligjencën. Por jo vetëm me inteligjencën! Ju trashëgoni automatikisht një sërë cilësish të mbartura ndër breza si përshembull ngjyrën e syve, ngjyrën e lëkurës, sëmundje të mbartura dhe trashëguara, grupin e gjakut ( që mund të mos jetë fare i ngjashëm me prindërit tuaj, por mund të jetë i ngjashëm me një nga gjyshërit ) etj!

Prandaj çështjen në lidhje me inteligjencën, është mirë ta kategorizojmë si diçka të komplikuar shkencërisht! Kjo pasi padyshim që ky faktor lidhet ngushtë me trashëgimin, por përqindja saj është e ndarë në shumë variante gjenetike për të cilat, nuk do arrijmë të krijojmë ndonjëherë një ide të saktë, vetëm në rastin kur ju keni studiuar mjekësi ose merreni realisht me gjenetik dhe arrini të krijoni një tablo të qartë të këtij elementi dhe se nga cili kromozom e keni të trashëguar me saktësi! Mund të jetë edhe kromozomi X që merrni nga babai, burimi gjithë inteligjencës dhe zgjuarsisë tuaj ose fëmijëve të tu! Për më tepër secila nga fragmentet e trashëgimisë që kontribuon, është në vetvete subjekt i një mori faktorësh mjedisorë, si në botën e saj molekulare të menjëhershme dhe në të dhëna për të gjithë organizmin. Dhe ky ndikim vazhdon pas lindjes si një ndërveprim reciprok i vazhdueshëm i varianteve të gjeneve dhe mjedisit.  Pra, jo!  Jo vetëm nëna jote!  Jo vetëm kromozomi X!

Çështja nëse fëmijët tuaj janë të zgjuar ( merr vëmendje pasi fëmijët e kohëve moderne duket sikur janë të gjithë të zgjuar dhe inteligjent ) dhe kjo zgjuarsi është e trashëguar gjenetikisht nga nëna, duhet t’ju bëjë të thelloheni më tej me informacione dhe kërkime serioze shkencore, për të kuptuar diçka më shumë. I gjithë ky informacion në lidhje me gjenetikën, trashëgimin dhe inteligjencën, sigurisht që është burim i mirë për zhvillimin tuaj intelektual dhe më tej për ta përcjell tek fëmijët, por jo domosdoshmërisht i nevojshëm për tu zbërthyer në detaje apo për tu marr seriozisht sa herë lexoni që ‘shkenca ka zbuluar se inteligjenca trashëgohet nga nëna’! Përpara se të kënaqeni ose mburreni me informacione të dyshimta rrjeti online, përpara se t’ju deklaroni fëmijëve tuaj se janë shumë të zgjuar fal mamit, merrni kohë të thelloheni me procesin e gjenetikës dhe trashëgimis! Është një fushë jashtëzakonisht e gjërë, gjithmonë në zhvillimin e sipër, që do t’ju hap patjetër horizontin dhe rrjedhimisht do t’ju bëj më të vetëdijshëm si prindër, që të mos përcillni tek fëmijët tuaj informacion apo njohuri të pa sakta!

Patjetër që gjithkush e ka të qartë se jo gjithçka qarkullon online është reale dhe e vërtetë! Për më tepër që numri studimeve apo kërkimeve shkencore është jashtëzakonisht i jashtëzakonshëm dhe shpesh herë i pa verifikueshëm dhe serioz, duhet të përpiqemi të krijojmë mekanizma filtrues për të nxjerr në pahë atë çka tingëllon logjike dhe e arsyeshme! Çështja dhe diskutimi rreth gjenetikës dhe inteligjencës është pa dyshim interesant dhe tërheqës, veçanërisht kur shikojmë se si fëmijët tanë rriten dhe zhvillohen, por ata janë një produkt krenarie e përbashkët për prindërit, jo vetëm në aspektin gjenetik! Çështja e inteligjencës tek fëmijët nuk duhet të qëndroj vetëm e mbërthyer se nga cilët gjene është trashëguar më së shumti, ky zhvillim vazhdon edhe më tej, pasi fëmija vjen në jetë dhe ndikohet gjërësisht nga një gamë e madhe fakorësh jetik!

Sa herë ju lavdërojnë fëmijën për zgjuarsinë dhe inteligjencën, mos nxitoni të mburreni se e ka të trashëguar vetëm nga mami! Përkundrazi! Çështja është e gjërë, e gjatë dhe e ndërlikuar! Ashtu si vetë gjenetika! Thjesht gëzojuni cilësisë së fëmijës suaj dhe bëni të pamundurën për ta ndihmuar sa më shumë në zhvillimin e tij emocional dhe intelektual!

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this