10 rregulla për një shtëpi më të pastër

10 rregulla për një shtëpi më të pastër

Me kalimin e viteve, kemi dëgjur dhe marr një mal me këshilla në lidhje me organizimin dhe mbajtjen pastër të ambientit familjar. Disa nga këto këshilla na kanë rezultuar vërtetë të vlefshme e disa të tjera janë metoda të jo fort efikase. Prandaj me ndryshimet e mëdha që shoqëria dhe jeta familjare pëson, lind nevoja të bëhemi gjithmonë e më krijues në lidhje me procesin e të mbajturit pastër banesën. Çka do të thotë se mund të kalojmë nëpër mend faktin se çdo të ndodhte nëse përshembull pastrojm çdo ditë për 10 minuta?

Çfarë mund të pastrojmë për 10 minuta?

Më poshtë ju propozojmë disa ide fantastike dhe shumë efikase për të lehtësuar aktivitetin e pastrimit në shtëpinë tuaj :

10 – Gjeni minimalisht 10 minuta kohë për të pastruar çdo ditë

Kjo do të thotë se pavarsisht orarit ( herët në mëngjes, vonë në darkë ) është e nevojshme që minimalisht të gjeni 10 minuta kohë për të kaluar nëpër shtëpi një fshesë dhe leckë të shpejtë. Jo domosdoshërmisht duhet të ngrini tapete e rrugica, thjesht pastrojini me një kalim fshese me korent dhe një leckë me solucione desinfektues dhe aromatik. Ka te ngjarë, që nëse e lini për ta kryer si ritual pastrimi në mbrëmje t’ju haj pak më shumë se 10 minuta për shkak të lodhjes së mbartur gjatë ditës, por gjithsesi kaq është mjaftueshëm për të mbajtur disi nën kontroll pastërtinë në shtëpinë tuaj.

9 – Gjithçka në vendin e vetë

Thuajse gjithçka në shtëpinë tuaj duhet të ketë një vend të vetin të zakonshëm! Nëse jo, ka të ngjarë që ky send mos t’ju hyj më në punë! Prandaj nëse njihni dikë në lagjen tuaj që mund t’ja dhuronit, do të bënit një veprim shumë të mirë. Për më tepër, në këtë fazë, duhet të mbani në konsideratë dhe fakti se duhet t’i mëshoni fëmijëve që të vene në vendin e duhur lodrat, librat, këpucët etj. Mbi të gjitha, duhet të siguroheni që çdo pjetarë në shtëpinë dhe familjen tuaj të jetë i aftë të vendosi në vendin e duhur sendet që kanë në përdorim të përditshëm. Sigurisht që mami duhet të merret me pastrimin, por jo dosmodoshmërisht duhet të jetë mami që mbledh librat e fletoret kudo nëpër shtëpi!

8 – Rregullo patjetër krevatin çdo mëngjes

Duhen thjeshtë 90 sekonda për të sistemuar krevatin tuaj çdo mëngjes! Të jeni të sigurt që një aktivitet i till herët, do të ketë një impakt jashtëzakonisht pozitiv në gjithë pjesën tjetër të ditës. Kjo sepse është një ritual që do t’ju krijoj ndjesinë e hapësirës dhe të pasurit të gjërave nën kontroll. Zakonisht thuhet se rregullimi krevatit tuaj në mëngjes jo vetëm ju shërben për të mbajtur rregull në një ambient shumë personal por ju motivon që në mëngjes, për t’i marr gjërat që ju presin për tu përmbushur me radhë. Pra kini parasysh se jeni duke bërë 1 rrugë e shumë punë, sa herë hidheni nga krevati në mëngjes, hapni dritaren për ajrim dhe pasi ktheheni nga tualeti, shpenzoni thjesht dhe vetem 90 sekonda për ta sistemuar.

7 – Pastroni dhomen e gjumit çdo darkë

Niseni ditën duke rregulluar shtratin dhe përfundojeni duke i dhënë një dorë të shpejt pastrimi plhurave dhe rrobave në dhomën e gjumit. I gjithë ky ritual nuk kërkon më shumë se 10 minuta kohë duke u përpjekur të ngrini çorape e rroba nga dyshemeja, të kaloni një leckë mbi komodina për të pastruar plhurat dhe të mblidhni çdo gotë të mundshme të harruar cepave sa herë ngriheni natën për të pirë ujë. Kjo do të thotë se keni diçka nën kontroll dhe në mëngjes do të ngriheni gjithmonë me dijenin se në dhomën tuaj të gjumit ka rregull dhe pastërti.

6 – Krijoni një vend si tip magazine në banese

Kjo do të thotë se me kalimin e kohës, fëmijët që rriten, nuk kanë më nevojë për shumë veshje, lodra dhe këpucë. Gjithashtu edhe ju vetë patjetër që do të keni skutave të dollapeve rroba që nuk i vishni më prej kohësh. Krijoni një hapsirë të vogël në shtëpinë tuaj që të shërbej si magazinë për gjithçka që nuk ju shërben por që ende nuk jeni të gatshëm emocionalisht për t’i hedhur tutje. Në këtë mënyrë ju organizoni sendet në shtëpi dhe njëherësh krijoni pak më shumë hapsirë funksionale në apartament. Për më tepër, kurdo që do t’ju duhet një paisje, do të dini gjithmonë se ku ta gjeni.

5 – Pastroni kuzhinën sa herë gatuani

Kuzhina është patjetër ambienti më i frekuentuar në çdo shtëpi! Prandaj mbajtja pastër dhe në rregull e saj, duhet të përbëj prioritet. Prandaj përpiquni të organizoheni, pastroni dhe vendosni gjithçka në vendin e vetë sa herë gatuani. Edhe sikur të keni ndaluar në kuzhinë thjeshtë sa për të marr një frut ose bërë një gotë lëng, mos u largoni nga kuzhina pa pastruar dhe hequr të gjitha mbeturinat. Kjo do të thotë gjithashtu se sa herë gatuani për familjen, të mos ndaleni derisa të keni larë të gjitha enët dhe t’i keni dhënë një leckë të shpejtë me pak detergjent kuzhinës nga jashtë. Gjatë pastrimit gjeneral në mbasdite, gjithçka do të jetë më e lehtë, pasi asgjë në kuzhinën tuaj nuk ka ngrirë nga yndyra ose piklat e ujit sa herë lani enët.

4- Synoni për të qenë minimalist në arredim

Stili mobilimit minimalisht në shtëpi ka vite që është shndërruar jo vetëm në trend por edhe një lloj filozofie efikase jete! Nëse synoni të mobiloni ambientin e banimit me sa më pak sende dhe aksesor të nevojshëm, madje duke qëndruar edhe tek gjërat më bazike, do të thotë se po tregoheni realist dhe praktik. Kjo sepse do të krijoni më shumë hapsirë në ambient dhe mbi të gjitha do të keni më pak sipërfaqe për tu pastruar nga plhuri ose për tu sistemuar si brenda nëpër sitrat ashtu edhe jashtë sipërfaqeve të mobiljeve. Patjetër që mund të shtoni detaje dekorative në banesë, por me kalimin e viteve shijet ndryshojnë dhe ju do ta gjeni veten duke e spostuar një pikturë sa nga një dhomë në tjetrën, pasi do t’ju duket shumë e vjetër dhe me një kornizë që ka nevojë për t’i kaluar leckën e plhurave çdo ditë!

3 – Gjithkush duhet të bëj diçka

Sigurisht që ju nuk mund të pretendoni që fëmija juaj 3 vjeçar të marr dhe të lajë pjatën me thërrimet e biskotave që hëngri mbasdite, por kjo nuk përjashton faktin që asnjë pjestarë tjetër i familjes në moshë madhore, të mos angazhohet me diçka që ka lidhje me rregullin dhe pastërtinë në shtëpi. Nëse ende nuk e keni trajtuar këtë temë në familje, duhet të siguroheni se ka ardhur koha e përshtatshme për tu mbledhur dhe ndarë detyrat. Duke e diskutuar dhe duke përfshirë në ritualet e pastrimit edhe fëmijët, ju po bëni njëherësh disa punë. Primare është rregulli dhe pastërtia në shtëpi, së dyti, duhet të bëni shumë të qartë faktin se ju si zonjë shtëpie nuk jeni zana me shkopin magjik që shndërron gjithçka në shkëlqim dhe së treti po edukoni fëmijët tuaj se si të kujdesen për veten dhe njëherësh të respektojnë familjen duke marr përsipër përgjegjësi që shpatullat jua mbajnë. Çka do të thotë se çdo mëngjes, përjashtuar fëmijët nën moshën 4 vjeç, gjithë të tjerët duhet të rregullojë vetë dhomën e gjumit, rrobat e palara duhet të grumbullohen në vendin e caktuar, këpucët nuk duhet të shpërndahen gjithandej nëpër koridor dhe aq më tepër të pritet që të jenë të pastruara ekzluzivisht nga mami! Është domosdoshmëri që në familje gjithkush të përpiqet të bëj diçka që ka lidhje me rregullin dhe pastrimin. Në fund të fundit, kjo është një tjetër formë për të shprehur dashurinë dhe respektin brenda shtëpisë suaj.

 

2- Ndonjëherë mund të lini pak pas dore

Ritualet e pastrimit dhe rregullit në shtëpi janë tërësisht në ndyrshim ashtu si vetë jeta dhe stinët. Duke marr parasysh ndërrimin e stinëve dhe faktin që tashmë kufijtë midis tyre janë tjetërsuar, e gjejmë veten shpesh me lloj lloj rrobash në duar. Për më tepër ka të ngjarë që dollapet në shtëpinë tuaj të jenë gjithmonë e më shumë një lëmsh i madh. E njëjta gjë vlen për këpucët! Sado të përpqieni të arrini maksimalen, të mbajturit pastë dhe në rregull, është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, gjithmonë në ndryshim. Nëse po përpiqeni të arrini apsoluten ose perfeksionin, jeni duke shpenzuar energjit mw kot. Prandaj hera – herës jepnini të drejtën vetes t’i lini punët pas dore. Patjetër që higjena në shtëpi duhet të jetë në krye të çdo liste prioritetesh, por në disa raste mund të bëni pak përjashtim dhe pse jo, t’i lini edhe pas dore. Nëse jeni vërtetë e fiksuar, por përtoni si dreqi, zgjidhje ka gjithmonë! Mjafon të merrni një abonim mujor pastrimi profesional me Ndihma + dhe zgjidhni një herë e mirë problem e madh të pastërtisë në shtëpi!

1 – Vini rregull menjëherë sa shihni rrëmujë ose papastërti

Nëse ju shpenzoni një ditë të plotë duke gatuar dhe njëherësh duke u përpjekur të realizoni një drekë speciale për familjen, por largoheni nga kuzhina pa sistemuar me idenë se i riktheheni më vonë, puna juaj, do të bëhet më e vështirë. Pasi më vonë, lavamani në kuzhinë do të mbushet me një mori enësh dreke për tu pastruar dhe larë. Prandaj, kini parasysh një këshillë dhe strategji bazë sa herë bëni rrëmujë! Pastroni menjëherë! Mos e mendoni më gjatë, mos e lini për më vonë! Nëse fare papritur vendosni të bëni një kek për qejfin tuaj bashkë me fëmijët, sapo ta keni përfunduar dhe future në furrë, pastroni apsolutisht gjithçka në kuzhinë! Pastaj, psikologjikisht ju do të ndikoheni të mbani pastër dhe rregull sa herë shikoni që rreth e rrotull jush ka gjithmonë e më shumë pastërti dhe rregull njëkohësisht. Sa herë jeni duke dal për një shëtitje me familje dhe duket sikur gjithë shtëpia është bërë lëmsh nga rrobat e lëna andej – këndej, ndaluni vetëm për pak sa t’i mblidhni dhe vendosni të gjitha në një vend të caktuar. Në këtë mënyrë sigurish që ju po lini ende punë pezull, por po e lini të till vetëm në një dhomë, ndërkohë që pjesa tjetër e shtëpisë është e sistemuar. Sa herë mbrëmejve niseni të lani dhëmbët dhe shihni se si kolinozi ka përfunduar nga furça fëmijës tuaj në lavaman, mos hezitoni të merrni sfungjerin dhe jepni një dorë lavamanit.

Mësoni të kujdeseni për gjërat e vogla dhe gjërat e mëdha do mësoni t’i realizoni dhe zgjidhni me më lehtësi!

Nëse mendoni se me pastrimin i keni punët keq dhe ju kanë ardhur në maj të hundës, duhet të lidheni patjetër me Ndihma +

Gjeni kohë për veten, pastrimin besojani Ndihma +

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this