Ç’përfaqëson punonjësja e shtëpisë?
Puna si punonjëse shtëpie është një profesion si gjithë të tjerët. Nëse këtë lloj pune do ta shohim si të tillë, duhet të kuptojmë se edhe personat që do të kryejnë këtë punë duhet të kenë një kualifikim të veçantë.
Më poshtë do të trajtojmë disa pika të ndryshme që i takojnë etikës profesionale, të tilla :
- si duhet të sillemi në familjet ku do të punësohemi
- çdo të thotë të jesh punonjëse shtëpie
- baza këtij profesioni
- kujdesi për çdo ambient të shtëpisë
- detergjentët / llojet dhe përdorimi tyre
Të flasësh për profesionin e punonjëses së shtëpisë, nuk është edhe aq e lehtë sa mund të tingëlloj. Ashtu si çdo profesion tjetër, ka vështirësitë e veta. Këtë e themi duke mbajtur parasysh disa kushte :
- Mendësia shqiptarit
Është e vështirë si për zonjat që marrin përsipër shërbimin ashtu edhe për familjet që do të pranojnë të fusin në shtëpi një person të panjohur. Për këtë arsye e theksojmë se jeni ju ata që duhet, të parët, të ndryshoni këtë mendësi. Nëse e shihni këtë profil pune nën optikën e një mundësie punësimi si çdo tjetër ofertë pune, me anë të së cilës, një individ më pak i kualifikuar zgjedh të siguroj ose përmirësoj gjëndjen ekonomike të familjes së tij, si dhe gjëndjen tuaj psiko – sociale, vetëvlersimin për veten tuaj; do ta keni më të lehtë për të bindur edhe pjestarët e tjetër të familjes. Gjithashtu do ta keni më të lehtë t’i bëni ballë çdo lloj problematike tjetër që mund të rrjedh nga ky profil punësimi.
Shërbimi i pastrimit dhe mirëmbajtjes në familje, është një lloj trendi ose profili që nuk njihet ose nuk konsiderohet si profesion i mirëfillt në Shqipëri. Ndërkohë që në botë, ka jashtëzakonisht shumë kohë që njihet, pranohet dhe vlerësohet edhe si alternativë e mirëfill punësimi, konform ligjeve në fuqi.
Me kushtet dhe zhvillimet e viteve të fundit në vendin tonë, ka ardhur koha të pranojmë se një shërbim i till familjar është domosdoshmëri dhe mundësi punësimi si në çdo profil tjetër shërbimesh. Duke ecur paralel me konceptin e njohur tek ne se “punonjëse shtëpie merr veç ai që ka para”, të funksionoj edhe koncepti që “punonjëse shtëpie merr dhe ai që nuk ka kohë, pra që i leverdis më mirë të punojë vetë atje ku bën një punë më të kualifikuar dhe për punët e shtëpisë të marr një njeri tjetër” .
ETIKA PROFESIONALE
Elementi më me rëndësi në profilin e shërbimeve familjare për pastrim, është komunikimi dhe etika.
Me komunikim profesional nënkuptojmë :
- evitimin e keqkuptimeve, duke trajtuar ngërçet midis palëve që në momentet e para kur krijohen
- evitimin e keqinerpretimeve
- evitimin e thashethemeve – si nga ana zonjës që merr shërbimin dhe nga ana familjes qe e punëson
Të tjerë element që punonjësja e pastrimit duhet të ketë parasysh kur ofron këtë shërbim janë :
- të marr mesazhet gojarisht
- të marr mesazhet dhe porositë me shkrim
- të mësoj rregullat e funksionimit të ambientit të banimit dhe mënyrës se si funksionon dhe organizohet e përditshmja në familjen ku shërben ( çfarë detergjentësh përdoren, ku lihen çelësat, sa herë në javë duhen ndërruar çarçafët etj )
Punonjësja e pastrimit, gjatë kohës së punës, duhet të gjejë rrugën e duhur të komunikimit për të plotësuar kërkesat dhe pritshmërit e punëdhënësit. Prandaj elementi më me rëndësi në këtë etap është komunikimi i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i sinqertë, duke pasur parasysh përvojën e fituar në këtë profil, por edhe gabimet që ndodhin gjatë punës.
Çfarë nuk lejohet të bëhet gjatë shërbimit tuaj në familje :
- të sillni persona të tjerë në familjen ku punësoheni
- të përdorni frigoriferin ose dushin, kur nuk është e lejuar
- nëse keni nën kujdesin tuaj edhe fëmijët e familjes, mos abuzoni dhe shërbeni për aq sa mund të keni rëndë dakort paraprakisht me prindërit
Kujdes
- komunikoni me intonacionin e duhur
- vishuni dhe krihuni përshtatshëm për punë
- raportoni tek punëdhënësi për ditën e punës, arritjet dhe shqetësimet ose problematikat që mund të vini re në ambientin e tyre të banimit dhe tejkalojnë aftësitë tuaja për riparim ose zgjidhje.
Për punëdhënësin që kërkon zonja në shërbim në familje, e rëndësishme është që :
- të kërkoni zonjën e duhur për sherbime mirëmbajtjeje në familjen tuaj, por dhe ju duhet të jeni familja e duhur për zonjën
- ta trajtoni me respekt edhe përse zonja ndërron çarçafët e shtratit tuaj dhe ju pastron tualetin; kujtoni se është pikërisht aty për të kryer një punë që nuk e bëni dot vetë
- nëse kërkoni shërbim me cilësi të lartë dhe të jashtëzakonshem duhet të ofroni pagesë të lartë dhe në raport të drejtë më kriteret dhe pritshmërit tuaja
- nëse kërkoni njerëz të bësuar, duhet ta shndërroni këtë marrdhënie pune në punë të njohur ligjërisht, që do të thotë të përpiloni një kontratë të mirëfill shërbimi dhe punësimi me zonjën që përzgjidhni dhe të përmbushni të gjitha detyrimet ligjore si punëdhënës karshi zonjës së shërbimit
- të lehtësoni punën e saj duke i dhënë udhëzime të shpeshta rreth funksionimit të shtëpisë dhe mënyrës se si ju do të dëshironit të procedohej më tej, gjithashtu duke u përpjekur të mbani pastër dhe rregull edhe vetë ambientin, brenda mundësive
- të bëni të mundur që zonja juaj e shërbimit të pastrimit të trajtohet me të njëjtin respekt edhe nga pjestarët e tjerë të familjes
- të keni të qartë që ajo nuk është skllavja juaj, është një zonjë që ofron një shërbim për të cilin familja ka nevojë dhe siguron jetesën dhe të ardhurat per familjen e saj.
Në profilin e individëve që zgjedhin të punësohen në sektoret e shërbimit në familje, hyjnë kryesisht gjinia femërore, zonja të cilat vijnë nga backgrounde më rurale; kanë arsimim të ulët ose të mesëm dhe nuk kanë një profesion të mirëfillt të specializuar ( rrobaqepëse, pastiçiere, kuzhuniere etj ), por që apsolutisht janë të afta të mirëmbajnë me pastrim një ambient banimi. Pavarsisht profilit të ulët të punës, që shpesh kategorizohet punonjësja e pastrimit në familje, ky oportunitet në të vërtetë është thjesht një mundësi punësimi me nder dhe dinjitet, nëpërmjet të cilit zonjat që zgjedhin të përfshihen, përpiqen të sigurojnë jetesën për veten dhe familjen.
Gjithashtu nga ana tjetër, familjet që kanë kapacitet financiar për të përballuar shërbime të tilla ( konstat ditor ose me javë ), duhet të jenë të ndërgjegjshme se nëpërmjet këtij profile pune, nuk janë thjesht duke marr një shërbim të caktuar në funksion të familjes së tyre. Por po krijojnë mundësi të reja punësimi dhe të ardhurash për familje të tjera, në vështirësi për punësim në kohët e modernes dhe teknologjisë.
Cilado qoftë forma me të cilën familjet marrin shërbime pastrimi ( privatisht me zonja që shërbejnë çdo ditë / nëpërmjet agjencive të profilizuara në këtë sektor ) duhet të jenë të sigurta që tashmë, ndërgjegjësimi për të realizuar shërbime me cilësi të lartë dhe seriozitet, për tu quajtur profesionist, është gjithmonë edhe nga ana zonjave që kërkojnë punësim, në nivel maksimal.
Burimi : “Manual për shërbimet në familje” – Sevim Arbana